Elton Peci, obstetër gjinekolog
Përvoja e çdo gruaje është e ndryshme. Ka femra që i përjetojnë me shumë frikë fenomenet apo shenjat që tregojnë afrimin e lindjes, ndërkohë që të tjera femra nuk i përjetojnë me shumë frikë këto fenomene.
Shenjat që tregojnë se lindja është pranë.
Eliminimi i tapës mukoide. Gratë shtatzëna shpesh herë tremben kur dallojnë një si “tapë” të trashë, mukoide, të perzier edhe me rrema gjaku t’u dalë nga vagina, pa bërë ndonjë sforcim. Kjo mund të ndodhë ditën ose natën. Ky fenomen nuk ka përse t’ju trembë, por tregon se për 24 ose 48 orë do fillojë aktiviteti i vërtetë i lindjes. ky material mukoid që del quhet “tapa mukoide”.
Ndjenja e rëndesës në fund të barkut
Problemet me urinimin. Gratë shtatzëna, në ditët e fundit para lindjes ndiejnë shpesh nevojën të shkojnë në tualet, urinojnë shpesh dhe në sasi të pakët.
Probleme me gjumin. Në ditët e fundit para lindjes ndodh të bëjnë gjumë të çrregullt.
