Hysni Dankshi, Mjek alternativ
Kjo bimë është përdorur për të kuruar astmën, çrregullimet e urinimit dhe për të pastruar trupin nga toksinat dhe helmet.
Përbërësit: Taninë, mucilagenë, sheqerna, flavonoide acid salicilik.
Veprimi: Diuretik, antispazmik, ekspektorant, laksative nxit të vjellurit. Kjo bimë ka veti antibakteriale, ul presionin e gjakut, antiinflamator, diuretic i lehtë, antispazmodik.
Lulet: janë përdorur tradicionalisht në formë shurupi, i cili është marrë për të pastruar rrugët e frymëmarrjes nga gëlbazët në rast kolle e astme dhe si diuretikë. Lulet e dorëzonjës ulin temperaturën sidomos atë të shkaktuar nga goditja e diellit në verë nga temperaturat e larta. Kjo bimë përdoret dhe për të pastruar toksinat nga trupi.
Degët e saj përdoren për të ulur temperaturën, në stadet e përkeqësimit të artritit rheumatoid dhe dizanterisë dizanterisë. Përdorimi: Çaji i luleve përdoret për të qetësuar kollën dhe në astmën e lehtë .
Shurupi: Merret për kollën dhe mund të kombinohet dhe më bimëtë tjera të cilat pastrojnë rrugët e frymëmarrjes nga gëlbazët.
Dekokti: i dorëzonjës merret në stadet e para të ftohjeve me temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe djegje të fytit.Përgatitet duke zier 10-15 gr nga bima në 600 mg ujë. Të njëjtin përdorim ka dhe dekokti i formuar nga degët e bimës sidomos në qoftë se gripi shoqërohet me dhimbje të gjunjëve.
Tinktura: përdoret për diarrenë ose çrregullime të zorrëve të shkaktuara nga helmimet.


