4 recetat e lashta që do të mundësonin “përtëritjen e njerëzimit”

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Që në kohët e lashta, shumë alkimistë dhe mjekë alternativë u përpoqën të krijonin “eliksirin e pavdekshmërisë”, por meqënëse kjo rezultoi e pamundur, ata krijuan disa receta natyrale që mund të premtonin jetëgjatësi dhe bukuri. Ja disa prej tyre:

orientalEliksiri oriental i rinisë: përzieni 100 ml lëng të freskët limoni, 200 gr mjaltë të papërpunuar dhe 50 ml vaj ulliri. Merrni një lugë çaji të kësaj përzierje çdo mëngjes me stomakun bosh. Thuhet se kjo recetë orientale do t’ju mundësojë “rininë e përjetshme”, ju përmirëson pamjen, ju zbut lëkurën, madje përmirëson tretjen dhe menjanon sklerozën.

Uji Tibetian: ata vendosin kristale, kuarc, ametist (gurë i çmuar vjollcë), sardi (gurë jo shumë të çmuar që zakonisht janë në nuancat e portokallisë së errët) dhe agat (gurë dekorativ) në një kavanoz qelqi dhe ju hedhin sipër ujë të valuar. Këtë ujë e lënë për 8-10 orë në diell. Ata pinë 2-3 gota të këtij uji në ditë dhe thuhet se ju jep vitalitet dhe parandalon shumë sëmundje.

Pija e jetëgjatësisë nga Kaukaziani: hidhni 25 gram kopër në një litër ujë të valuar. Pasi uji të bëhet i vakët pini 3 gota në ditë.

Çaji egjiptian: në Egjiptin e Lashtë një nga recetat më popullore ka qënë çaji i trëndafilave Sudaneze (hibiscus). Ky çaj është i pasur me antioksidantë dhe mbron lëkurën nga plakja. Ky çaj ka qënë simboli i rinisë dhe bukurisë./ Burimi: steptohelath

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe