Të rinjtë me diabet: Na ndihmoni!

Të rinjtë me diabet kanë gjetur një tjetër lloj mënyre për të protestuar lidhur me mungesat që kanë për trajtimin e tyre. Në këtë diabetirast kanë qenë pikërisht rrjetet sociale. Dea, një nga vajzat e cila është e prekur nga kjo sëmundje, bashkë me të rinjtë e tjerë, kanë shkruar pankarta dhe i kanë publikuar ato në “Facebook”, për t’i bërë kështu thirrje autoriteteve shtetërore për të mbajtur premtimet e tyre. Në foto tregohet pikërisht mungesa më e zakonshme që kanë të prekurit nga diabeti e pikërisht fishat të cilat ata duhet t’i përdorin disa herë në ditë, një kosto tepër e madhe për ta.

E ngritur si problem prej shumë kohësh, mungesa e fishave për të sëmurët me diabet vazhdon të jetë i pranishëm. “Jam diabetike dhe do jem gjithë jetës sime. Kështu si unë ka shumë fëmijë të tjerë, ndaj na ndihmoni të lehtësojmë problemet tona”, thotë Dea në faqen e saj në “Facebook”, duke kërkuar që të tjerët t’u bashkangjiten.

Reagimet nuk kanë qenë të pakta. “Është turp për këta që nuk po rimbursojnë dot fishat për diabetikët. Më vjen shumë keq për disa të rinj që në fillimet e tyre nuk e kontrollojnë si duhet diabetin. Asnjë vend në botë nuk i lë pas dore diabetikët”, ishin fjalët e komentuesve. Gjithsesi, protesta e të sëmurëve me diabet vazhdon të marrë vetëm heshtje/ Arlinda Gjypi, Shëndet+

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat