Pse ministri Beqaj po këmbëngul për recetën elektronike?

Denisa Canameti, Shëndet+ 

Recetat elektronike të prezantuara nga ministri i Shëndetësisë u prezantuan prej tij si një nga hapat madhorë në sektorin e shëndetësisë. Kjo nismë do të vendoste një standard të ri transparence dhe shkurtim kohe të komunikimit të qytetarëve me hallka të ndryshme të sistemit. Çdo mjek apo farmacist është parashikuar të ketë një instrument që do ta lidhë në kompjuterin e tij dhe nga ky moment çdo gjë që ai do të nisë, do të jetë e firmosur dhe e vulosur dhe do të jetë vetëm e tij.

Pra, me fjalë të thjeshta, çdo mjek do të ketë database të vetin.

Por, a janë krijuar kushtet për një sistem të tillë të kompjuterizuar? A kanë mjekët kompjuter në zyrat e tyre? Kjo është çështje tjetër që vë në pikëpyetje anët teknike të realizimit të programit. Sigurisht që kushtet e tilla aspak të favorshme për realizimin e një programi të tillë, vënë në pikëpyetje këmbënguljen e ministrit Beqaj për recetën elektronike.

Oracle Intech

Sipas faqes “Kolegji i mjekëve dhe Kirurgëve Shqiptarë” që menaxhohet nga vetë bluzat e bardha, ministri i Shëndetësisë Beqaj po bën presion kontrollin mbi programin ta marrë kontrollin “ORACLE”.  “Çuditërisht”, partner i “Oracle” në Shqipëri është kompania e krijuar nga vetë ministri “Intech+”. Burime nga bluzat e bardha bëjnë të ditur për gazetën “Shëndet+” se ministri është paraqitur vetë tek Fondi i Sigurimeve duke ushtruar presion që kompania me të drejtën për recetat elektronike të jetë “Oracle”, ndërsa drejtues të jetë djali i Albert Kolës. “Ky i fundit është ish-drejtori i DIAS – Drejtoria e Informatizimit dhe Analizimit Statistikore, në fond e që dha dorëheqjen kur plasi skandali me ilaçet që çoi në dorëheqjen e drejtorit të Fondit, dhe që i njeh mirë hallkat e vjedhjes”, thuhet në denoncimin e mbërritur në gazetën “Shëndet+”. 

Nga një kërkim i thjeshtë në “Google” rezulton se “Oracle” i përket kompanisë “Intech+”, nga e cila pretendohet se ministri ka dhënë dorëheqjen e megjithatë, pas ardhjes së tij në krye të shëndetësisë, rezulton se kjo kompani ka lulëzuar në mënyrë të qëndrueshme, me tregues vetëm në rritje.

Nëse ky është vetëm një thashethem apo një çështje e menduar mirë nga ana e ministrit Ilir Beqaj, këtë do ta tregojë vetëm koha. Gjithsesi, këmbëngulja për një recetë elektronike në kushtet në të cilat ndodhet shëndetësia shqiptare, mbetet qesharake.

 

Postime të ngjashme

Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim