Drejtori i ri i spitalit të Burrelit, Dritan Neli, i dënuar për shpërdorim detyre

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Ka kaluar një javë që nga koha kur Ylli Berberi dha dorëheqjen nga posti si drejtor i spitalit të Burrelit. Shkak ishte moszbatimi i urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për shkurtim të personelit shëndetësor në masë. Duket se posti nuk ka qëndruar për shumë kohë bosh. Mësohet se emri i drejtorit të ri të këtij spitali është Dritan Neli, një emër jo i panjohur.

spitali burrelGazetat në tetor të këtij viti e kanë patur në faqe të parë. Kjo për shkak të dënimit që ai mori për shpërdorim detyre në kohën që ka drejtuar Qendrën Kombëtare të Panaireve.

“Një drejtor në Ministrinë e Ekonomisë ka shpërblyer veten me disa paga, një ditë pasi u firmos shkarkimi i tij. Çështja ka kaluar në prokurori e gjykatë, ku në fund drejtësia vendosi dënimin e tij … me vetëm 60 mijë lekë. Në periudhën 2009-2014 Dritan Neli ka drejtuar Qendrën Kombëtare të Panaireve. Neli u akuzua për përvetësim të titullit apo detyrës, ndërsa në gjykatë përfunduan si të pandehura edhe Anxhela Vakëflliu, për shpërdorim detyre, dhe Blerina Shundi, e akuzuar për falsifikim dokumentesh”.

Janë këto fjalitë që qarkulluan në media për figurën e Lelit, ndërkohë sot ai vendoset sërish në një post drejtues, në krye të Spitalit të Burrelit. I urojmë punë të mbarë!

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim