Krizat humanitare, si të sigurohet aksesi në shërbimet e shëndetit riprodhues për të shpëtuar jetë

Sigurimi i aksesit në Shërbimet e Shëndetit Riprodhues për të shpëtuar jetë gjatë Krizave Humanitare ishte tema e trajtuar ditën e hënë (7 dhjetor 2015) në takimin e mbajtur nga UNFPA për prezantimin e raportit Gjendja e Popullsisë së Botës 2015, “Të gjesh Strehë prej Stuhisë”.

Teksa u kalua në çështjen e vendit tonë, pjesëmarrësit në këtë takim theksuan se Shqipëria ndodhet në një rajon rajon sizmik dhe goditet rregullisht nga tërmete të vogla. Si rrjedhojë, vendi është i prirur drejt një numri të madh e të ndryshëm rreziqesh natyrore – duke përfshirë përmbytjet, zjarret në pyje, tërmetet dhe stuhitë e borës. Vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar emergjenca të shkallës së mesme dhe të lartë, përfshirë këtu përmbytjet në shkurt të vitit 2015 në zonat jugore të Shqipërisë që kanë shkaktuar dëme të rënda në infrastrukture dhe gjënë e gjallë.

UNFPA prezantimi

Përgatitja për emergjencat: gatishmëria për të siguruar shërbime prioritare të shëndetit seksual dhe riprodhues (ShSR)

Nga pikëpamja ligjore, Shqipëria është e pajisur me një kornizë ligjore për menaxhimin e katastrofave, me rolin drejtues të luajtur nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile (DPEC). Për sektorin e shëndetësisë, Platforma e Përgjithshme mbi Menaxhimin e Rrezikut dhe Gatishmërinë për Katastrofat nën Ministria e Shëndetësisë koordinon aktivitetet e menaxhimit të katastrofave. Është krijuar një grup pune joformal i përbërë nga institucione qeveritare, agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe shoqëria civile, i cili ka kryer Vlerësimin e Gatishmërisë së MISP në vitin 2014 .

Gatishmëria MISP: Të jesh i përgatitur kur godet katastrofa

Paketa e Shërbimeve Minimum Fillestare (MISP) për shëndetin riprodhues është një sërë aktivitetesh prioritare për të shpëtuar jetë, që duhet të realizohen në fillim të çdo krizë humanitare. Në vitin 2013, Grupi i Punës Ndërinstitucional për shëndetin riprodhues në situatën e emergjencës humanitare në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore ka zhvilluar një instrument vlerësimi, me 38 tregues, për të matur gatishmërinë në nivel kombëtar. Instrumenti u aplikua në vitin 2014 si pjesë e një vlerësimi më të gjerë në të gjithë rajonin për të parë sa të përgatitur janë vendet për të adresuar nevojat e shëndetit riprodhues në raste emergjencash.

Gatishmëria e MISP, Vlerësimi 2014: Pikat kryesore

Shqipëria mund të rrisë gatishmërinë e saj për të ofruar shërbime prioritare ShSR, bazuar në angazhimin e partnerëve kryesorë kombëtarë të ShSR dhe aktorëve të rrjetit mjekësor dhe jo-mjekësore të përfshirë në ShSR në mjedise normale, për të siguruar zbatimin e Shërbimeve prioritare të ShSR që në fillim të një

krize.

Arritjet e vërejtura përfshijnë ekzistencën e strukturave koordinuese dhe politikave që lidhen me katastrofat shëndetësore. Vlerësimi gjithashtu theksoi integrimin e shërbimeve prioritare shëndetësore për nënat dhe foshnjat në planin e emergjencave, si edhe ekzistencën e Strategjisë Kombëtare për parandalimin dhe kontrollin e HIV / AIDS që krijon një mjedis të favorshëm për sigurimin e shërbimeve që lidhen me HIV dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme në situata krize.

Mangësitë që ende duhet të adresohen përfshijnë mungesën e integrimit të shërbimeve të tjera prioritare të shëndetit seksual dhe riprodhues që janë pjesë e MISP (p.sh. parandalimi dhe trajtimi i HIV-it dhe IST; parandalimi i dhunës seksuale dhe kujdesi për të mbijetuarit); nevoja për të përmirësuar përputhshmërinë e shërbimeve të planifikuara me udhëzimet dhe protokollet ndërkombëtare; dhe mungesa e një grupi formal pune të ShSR për të ndërvepruar me strukturat që merren me koordinimin e shëndetit dhe katastrofave.

Rekomandime për Planin e Veprimit 2016 e më tej

→ Të vazhdohen përpjekjet e filluara në vitin 2015 për të ngritur plotësisht Grupin e Punës ShSR, të zhvillohen Termat e Referencës dhe të sqarohen lidhjet e tij me strukturat koordinuese shëndetësore dhe të emergjencave.

→ Të adresohen boshllëqet në gatishmërinë MISP, të theksuara në rezultatet e vlerësimit, përmes rishikimit të planit shëndetësor në emergjenca për të integruar plotësisht të gjitha shërbimet prioritare ShSR të përshkruara në MISP;

→ Të përforcohet fuqia punëtore ShSR përmes trajnimeve MISP dhe avokimit për integrimin e MISP në kurrikulumet akademike;

→ Të përmirësohet gatishmëria në monitorimin dhe mbledhjen e të dhënave (MISP Listë e plotë, rishikimi i treguesve ShSR të integruar në Sistemin e Informacionit Shëndetësor).

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë