Spitalet shtetërore, të rrethuara nga klinikat private, funeralet dhe farmacitë

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Ndodh në Shqipëri që në territorin e spitaleve shtetëore të ngrihen spitale private, klinika private, laboratorë dhe farmaci. Me një vështrim të thjeshtë në duart e pacientëve kupton se grafitë apo analizat i kanë në dosje fine që mbajnë logot e spitaleve private.

Nga ana tjetër, qindra farmaci rrethojnë spitalin, duke njohur mirë realitetin e mungesës së medikamenteve nëpër spitale.

Nëse vdes? Nuk ke nevojë t’i kërkosh agjencitë e funeraleve, sepse ato janë aty, në derën e spitalit. (shiko fotot). Burime për “Shëndet+” tregojnë se agjencitë funerale e kanë të shtrirë aktivitetin e tyre më gjerë, duke krijuar lidhje të drejtpërdrejta me mjekët, për t’u thirrur në çdo rast fatkeqësie. (Fotot nga D.C.)

Rrethimi i Traumes (5)

Spitali Amerikan, në krah të Spitalit të Traumës

Rrethimi i Traumes (4)

Farmaci dhe grafi përballë Spitalit të Traumës

Rrethimi i Traumes (3)

Farmaci në hyrje të Spitalit të Traumës

Rrethimi i Traumes (2)

Agjenci funerale në krah të Spitalit të Traumës

Rrethimi i Traumes (8)

Proteza (mungojnë në spital), në krah të Spitalit të Traumës

 

 

Rrethimi i QSUT-se (9)

Farmaci dhe laborator përballë QSUT-së

Rrethimi i QSUT-se (7)

Farmaci në krah të QSUT-së

Rrethimi i QSUT-se (6)

Klinikë dhe laborator privat në krah të QSUT-së

Rrethimi i QSUT-se (1)

Farmaci përballë QSUT-së

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim