Një ndëshkim në QSUT për infermieren “vrasëse”

Emri i Dhurata Himës u përfol shumë në media. Ndoshta për faktin se ishte nga të rrallat raste kur pacientët morën guximin për të denoncuar rastin e keqmjekimit të tyre dhe prisnin që të paktën, për një herë, zëri i tyre të dëgjohej dhe një bluzë e bardhë të ndëshkohej. E bërë publike nga Mentor Kikia, rasti ishte vërtet i rëndë. Një paciente e shtruar në QSUT nuk trajtohet sipas mjekimit që duhet të merrte, madje keqtrajtohet nga infermierja për shkak se nuk paguante para.

Dhurata Hima heqja nga puna“Pacientja ishte shtruar me infeksion në veshka. Pasi i përcaktojnë diagnozën, përcaktojnë edhe mjekimin dhe infermierja Dhurata Hima do t’i bënte shërbimet. Në mënyrë të pacipë dhe të paturpë fare, ashtu siç i karakterizon një pjesë të bluzave të bardha tonat, ajo i kërkonte para sistematikisht për shërbimin dhe pacientja e vendosur nuk i jep. Atëherë fillon hakmarrja. Infermierja i bënte serumet dhe nuk i fuste antibiotikun që kishte përcaktuar mjeku, derisa këtë e pikas një kolege dhe njofton pacienten që priste të shërohej nga infeksioni, por që merrte vetëm glukozë. Ndërkohë shërbimi shndërrohet në kafshëror dhe serumi bëhej duke ia ngulur agen në muskul dhe jo në damar.

“Pacientja denoncon tek mjekët dhe në spital plas bomba. Verifikohen rastet dhe ajo nuk ia kishte bërë mjekimin sipas recetës së mjekut, në të paktën 4 raste. Pastaj i kishte thënë se nuk ka antibiotik. Pastaj zbulohet se antibiotiku që ishte hequr për pacienten në dollapin e infermierisë për 8 ditë, ishte zhdukur, pra ishte vjedhur, e padyshim shitur.

“Mjekët ishin pataksur. Ata marrin para, por jo deri në këtë pikë…. Pas një mbledhjeje urgjente, pacientja thërritet për të dëshmuar tek shefat e spitalit dhe përfundimisht pretendimet e saj konfirmohen. Pacientes i bëhen analizat nga e para për të mësuar se çfarë dëmi kishte pësuar nga mosmjekimi”, shkruan Mentor Kikia.

Një muaj më pas, në 1 tetor, drejtoria e QSUT-së vendos që infermierja Dhurata Hima të largohet nga puna për “shkelje të detyrimeve kontraktuale me faj të rëndë”. Më në fund mund të thuhet që, të paktën për një herë, zëri i qytetarëve ka shkuar aty ku duhet./Shëndet+

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë