U dënua për armëmbajtje,i riu me kancer vdes në spitalin e burgut me pranga në këmbë, rrëfehet nëna

ora newsTre ditë më parë humbi jetën në spitalin e burgut, në QSUT një i ri 22-vjeçar, i cili ndodhej në burg dhe ishte dënuar më 5 vjet për armëbajtje pa leje. Artur Meço nga Fieri para disa muajsh u diagnostikua me kancer, gjatë kohës që vuante dënimin.

Pas vdekjës, ka folur e ema, e cila ka deklaruar se ka kërkuar që djalin ta merrte në shtëpi, por nuk ja kanë lënë.

Mimoza Meço: “Dy muaj resht në pllaka kam fjetur. Kisha s’kisha ja kam plotësuar dëshirën me aq sa kam pasur mundësi.Djali më thoshte pse nuk e shite tokën të më nxirrje nga burgu, por më le brenda, të paktën të vija të vdisja në shtëpi. Ata për lekë e bënë që nuk e nxorën, por unë nuk kisha lek që t’i jepja. Dy javët e fundit ka qenë me pranga në këmbë”

Mimoza Meço tha se shërbimet ja ka bërë spitali, pasi nuk kishte mundësi ekonomike, por peng i ka mbetur fakti që djalin nuk e mori në shtëpi.

Mimoza Meço: “Djali ishte dënuar për armëmbajtje pa leje dhe kishte bërë 2 vjet, kishte edhe 3. Kancer në mushkëri na thanë, por kur i bëmë vizitën herën e fundit na thanë që nuk ka kancer në mushkëri, por vuan nga zemra. E morën e kuruan, nuk kemi ankesa nga spitali, por na mbeti peng vetëm burgu që nuk e nxora dot. Siç e shikoni unë jam fukara, nuk marr as ndihma ekonomike, shtëpia po më bie”

Mimoza rrëfen edhe vështirësite e familjes së saj, që pas vdekjes së bashkëshortit dy vjet më parë. Familja e saj nuk ka asnjë të ardhur ndërsa është e detyruar të sigurojë jetesën për dy fëmijë të tjerë duke mbledhur kanace.

Mimoza Meço:  Kam edhe dy fëmijë, në familje bëhemi 4 veta, marr vetëm një pension 18 mijë lekë të vjetra. 10 mijë lekë i merr vajza e vogël 7 vjece dhe 8 mijë lekë i merr djali 14 vjec. Me ato ushqehem, mbledh kanaçe që ushqej kalamajtë. Tokën e kam dhënë me qera, aq kam 2 dylym e 700 metër. Shtëpitë i kam sic i shikon, dritat i kam papaguar, vetë jam anemike. Dua 200 mijë lekë në muaj ilace.

Kryefamiljara thotë se i është drejtuar edhe institucioneve shtetërore, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Mimoza Meço: Kam vajtur të AP, te ministri i Drejtësisë, te Presidenti,  ata më kanë dërguar letra kot. Ku të vete unë vetëm t’i jap fund jetës se nuk ja dal dot.

Burimi: Oranews

Postime të ngjashme

E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik