Ciro Vestita, dietolog italian
“Hallet e njerëzimit, – pohonte Katullo, – nisën me zbulimin e orës”. Mendoj se kishte të drejtë; jeni gjithmonë nxitimthi, nuk kemi asnjëherë kohë për një shëtitje. Atë pak kohë të lirë e kalojmë pranë televizorit duke ndjekur ndoshta programe që na argëtojnë, por edhe na ngarkojnë emocioalisht. Kjo nxit ankthin, nervozizmin, pagjumësinë, depresionin.
Kur më kërkohet një kurë për këto lloje shqetësimesh, këshilloj gjithmonë seanca joge. Faza e parë e kësaj disipline magjike është Hata Joga që çdokush mund ta zhvillojë. Aty mësohen teknikat e frymëmarrjes, jashtëzakonisht qetësuese. Duke marrë frymë në mënyrë të rregullt, muskulatura çlodhet, truri furnizohet me oksigjen, mendja çlirohet nga mendimet e këqija. Por edhe një ushqim i mirë, ku spikatin dy produkte ushqimore me fuqi të fortë qetësuese: tërshëra, me të cilën mund të përgatisim supëra të mrekullueshme dhe qumështi me mjaltë. Me këto mund edhe të abuzoni.
Ushqime të këshilluara: fruta lule sahati (bimë kacavjerrëse, me lule të bukura në ngjyrë të kaltër e të bardhë), arra të thata, lule gojëujku, mjaltë, kos, supë me tërshërë, grurë, qumësht.
Ushqime që duhen kufizuar: drekat dhe darkat e rënda. Nëse në darkë e teprojmë, edhe mëlçia rëndohet duke krijuar fryrje të barku dhe gazra. Ndërsa një darkë e lehtë na ushqen mirë dhe na qetëson.
Fitoterapia:
Janë të shumta bimët qetësuese: bliri, lule blete, kamomili, trumbëza, lule murizi. Nëse ankthi ose stresi nuk janë shumë shqetësues provoni me:
Tinkturë (solucion alkoolik me barishte) lulesahati (bimë kacavjerrëse me lule në ngjyrë të kaltër e të bardhë) 15 pika para mëngjesit, drekës dhe darkës.
Infuzion me lule blete e marenë: në një litër ujë të valuar hidhni 5 gram lule blete dhe 5 gram fara marene. Tre filxhanë në ditë.
Banjë çlodhëse këmbësh: pasi keni zier për 20 minuta lëngun e përftuar derdheni në pesë litra ujë të vakët për ta përdorur si banjë këmbësh për rreth njëzet minuta. / Shëndet+


