Profesionistët që kujdesen për të tjerët por s’kujdesen për veten

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh që janë të vetëpunësuar në profesione të ndryshme, si: avokatë, farmacistë, dentistë, estetistë, agjentë shitjesh etj, ndryshe të quajtur profesionet e lira, janë fare të pasiguruar. Të gjithë këta profesionistë kujdesen për qytetarët e tjerë, por nuk kanë të siguruar shëndetin e tyre, nuk janë të siguruar për përgjegjësinë e profesionit që ushtrojnë, nuk kanë të siguruar jetën e tyre etj.

profesionistet e lirePo ashtu, një kategori e veçantë e të vetëpunësuarëve janë edhe agjentët e sigurimeve, të cilët edhe pse punojnë në fushën e sigurimeve, luajnë rolin e ndërmjetësit për ofrimin e produkteve të sigurimit për qytetarët dhe janë profesionistë në atë fushë, vetë nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur sigurimit. Përveç sigurimit të përgjegjësisë profesionale, sigurim ky i detyrueshëm për të gjithë ata që ushtrojnë këtë profesion, agjentët e sigurimeve në shumicën e rasteve kanë një ose asnjë sigurim vullnetar, siç janë sigurimi i shëndetit, sigurimin e pasurisë, pronës etj. Duhet një ndërgjegjësim më i madh tek vetë ata persona që ofrojnë produktet e sigurmit qytetarëve, në mënyrë që ky ndërgjegjësim të rritet edhe tek publiku.

Janë një sërë sigurimesh që nevojiten për profesionistët e vetëpunësuar, por në këtë hapësirë do të fokusohemi tek, shëndeti dhe sigurimi i përgjegjësisë profesionale, skema e kursimit e veçanërisht pensionet. Në moshën e pleqërisë, kjo kategori do të përfitojë një pension shumë të ulët shtetëror, me shifra minimale me të cilat nuk mundet të mbulosh faturat e muajit.

Kompania më e madhe e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, sjell për të gjithë personat e vetëpunësuar apo për aplikuesit e profesioneve të lira produktet e sigurimit: “Kasa për Fëmijë”, “Pension Privat Shtesë”, “Sigurimi i Shëndetit” dhe “Sigurimin e Përgjegjësive Profesionale”.

Kasa për fëmijë: Është kombinim i kursimit afatgjatë për fëmijën me sigurimin e jetës së prindit/prindërve, e cila i mundëson fëmijës që në fund të periudhës së investimit të përfitojë një shumë të caktuar monetare. Më konkretisht, nëse një nënë 30-vjeçare dhe një baba 40-vjeçar sigurojnë jetën e tyre për një periudhë 20-vjeçare, me një prim vjetor 500 Euro, në fund të periudhës së maturimit fëmija e tyre do të përfitojë 10589 Euro.

Pensioni Privat, të jep mundësinë që përveç pensionit shtetëror i cili është shumë i ulët, të keni disa të ardhura shtesë në formën e pensionit privat. Ky pension shoqërohet edhe me favore fiskale. Kontributet për pensionin tuaj privat mund të paguhen mujore, vjetore ose menjëherë në formën e “single payment”.

Sigurimi i Shëndetit. Paketa shëndetësore të SIGAL UNIQA ofrojnë mbrojtjen më të mirë shëndetësore për të gjithë familjen. PaketaGold” mbulon shpenzimet mjekësore deri në 500,000 Euro në klinikat dhe spitalet thuajse në të gjithë botën; Paketa “Silver” mbulon shpenzimet deri në 150,000 Euro në klinika dhe spitale në Austri, Turqi, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni; Paketa “Standard” mbulon shpenzimet deri në 30,000-50,000 Euro në klinikat dhe spitalet më të mira private në Shqipëri.

Sigurimi i Përgjegjësive Profesionale. Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve. Ky sigurim mbulon profesionet si: doktorët, dentistët, ndihmës mjekët, okulistët, farmacistët, agjentët e sigurimit dhe këshilltarët e investimeve, avokatët, noterët, arkitektët, inxhinierët, ekonomistët etj.

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja