A lidhet SIDS-i me anomalitë e trurit?

Aurora Bajraktari

Aurora Bajraktari

Përgjigjja nga infermierja Aurora Bajraktari:

Nga studimet e rasteve janë vënë re se shumica e rasteve të vdekjeve të SIDS-it (vdekjet e papritura të foshnjave) kanë dhe anomali të trurit. Anomalitë e neuroneve të cilat prodhojnë serotoninë si neurotrasmetues janë të lokalizuar në atë pjesë të trurit që kontrollon frymëmarrjen, ritmin kardiak, presionin e gjakut, temperaturën dhe zgjimin gjatë gjumit.

Gjithashtu është studiuar se anomalitë e trurit të vetme nuk mund të shkaktojnë SIDS-in. Por mund ta shkaktojë edhe mungesa e oksigjenit, shtim i dioksidit të karbonit (CO2), mbingrohja, infeksionet (p.sh një bebe mund të ketë mungesë të oksigjenit dhe shtim të nivelit të CO2 në rastet e infeksioneve respiratore)

Mutacionet gjenetike dhe polimorfizmat

Faktorët predispozues mund të përfshijnë mutacionet dhe polimorfizmat në gene që përfshijnë metabolizmin dhe sistemin imun (çrregullimet metabolike).

Modeli i rrezikut trefish. Më të prekshmit: një defekt ose anomali e trurit e bën beben më të prekshme (p.sh.: defekte të trurit në pjesën që kontrollon respiracionin).

Periudha kritike e zhvillimit: gjatë 6-mujorit të parë të jetës, faza e zhvillimit të shpejtë dhe ndryshimet në kontrollet hemostatike (të temperaturës), këto ndryshime mund të jenë evidente (p.sh.: zakonet e të fjeturit dhe të zgjimit), por mund të jenë delikate, siç mund të jenë variacione në frymëmarrje, ritmin e zemrës, tensionin e gjakut, temperaturë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni