Policia ka arrestur drejtorin e Qendrës Shëndetësore në Klos.
Gjon Lleshit iu gjet një pistoletë pa leje pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij.
Pistoleta ishte e markës Ecol Special 99. Bashkë me të policia sekuestroi edhe 4 fishekë të kalibrit 9 mm.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Lezhës./LAPSI.AL/


