Si lidhet seksi me sëmundjet kardiovaskulare

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

shendet seksualSëmundjet kardiovaskulare mund të ndikojnë në shumë aspekte të jetës tuaj dhe shëndeti seksual është një prej tyre.

Në sajë të hulumtimeve të ndryshme, rezulton se miliona njerëz bëjnë jetë mjaft aktive seksuale, edhe pas një diagnozë ku tregohet se vuajnë nga sëmundje të zemrës. Tezat e studimeve hedhin idenë se tensionet fizike dhe emocionale të sëmundjeve kardiovaskulare, shpesh shkaktohen nga aktivitetet intime të një çifti.

Studimet e fundit në këtë fushë kanë dëshmuar se “Aktiviteti seksual dhe funksioni seksual ndikojnë në cilësinë e jetës tek burrat dhe gratë”, thotë Dr Joanne Foody, drejtor i shërbimeve kardiovaskulare në Harvard.

Shpeshtësia dhe cilësia e seksit janë të lidhura ngushtë me shëndetin seksual të një personi.

Qarkullimi i pakët i gjakut zvogëlon sasinë e gjakut që arrin tek organet seksuale, të cilat mund të çojnë në vështirësi tek ardhja e dëshirës tek meshkujt. Nëse vuajnë nga sëmundje të zemrës, gratë nuk mund të  kenë rrjedhjen e nevojshme të gjakut për zgjimin e dëshirës seksuale. Tensioni i lartë i gjakut, diabeti, dhe depresioni gjithashtu mund të ndikojnë në uljen e dëshirës seksuale tek të dyja gjinitë.

Medikamentet që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare gjithashtu mund të shkaktojnë vështirësi në arritjen e orgazmës. Por, kjo nuk do të thotë të mos pini ilaçet e nevojshme, për shkak të efekteve anësore të cilat prekin dëshirën tuaj seksuale. Në vend të kësaj, pyesni doktorin  nëse mund të provoni një mjekim të ndryshëm. “Një zemër e shëndoshë është parakushti i parë për një jetë të kënaqshme seksuale,” thotë Dr. Foody.

Pas operacioneve të zemrës, njerëzit shpesh e kanë të vështirë t’ju rikthehen marrëdhënieve seksuale, megjithatë, njerëzit që ndjekin një program rehabilitimi kardiak, raportojnë kënaqësi më të madhe seksuale dhe kthim në aktivitet seksual në muajt pas operacionit.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm