Mjekët e familjes, jo punësim në spitalet private

mjeketMjekët e familjes nuk do të lejohen të ushtrojnë profesionin e tyre edhe në spitalet private. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka miratuar kontratat e reja për vitin 2016, ku përcaktohet se mjekët e qendrave shëndetësore e kanë të ndaluar të punojnë në shërbimin jopublik.
Një gjë e tillë ishte bërë e ditur më herët për shefat e shërbimeve, por me sa duket dypunësimi do të jetë i ndaluar edhe për mjekët e familjes.
“Një tjetër pikë e rëndësishme që i takon mbulimit të shërbimit te porta e parë e sistemit, pra tek mjeku i familjes, është përcaktimi për herë të parë në kontratë i ndalimit të dypunësimit të mjekëve.
Kështu, nëse një mjek që punon në një qendër shëndetësore ushtron aktivitet të plotë ose të pjesshëm në një spital privat, ai do duhet të zgjedhë mes shtetit dhe privatit. Aktiviteti në qendrën shëndetësore do të mund të ushtrohet vetëm me kohë të plotë dhe nuk do të lejohet dypunësimi i mjekëve,” bëhet e ditur nga Fondi.
Po ashtu, mjekët e familjes do të kenë detyrimin që për individët që e kanë të pamundur të paraqiten pranë Qendrës Shëndetësore, t’u ofrojnë atyre shërbimin e nevojshëm në shtëpi.
“Bëhet fjalë për të sëmurët tetraplegjikë, paraplegjikë, të verbër, invalidë të përhershëm dhe të tjerë, të cilëve gjendja shëndetësore nuk u mundëson paraqitjen në institucionin shëndetësore. Në kontratën e re është paarshikuar rritja e penaliteteve për mjekët që nuk zbatojnë detyrimin për t’u ofruar shërbimin në shtëpi këtyre personave”./Gazeta Panorama

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim