Manastirliu e merr seriozisht rolin e bletës, i bën infermierët të “djersijnë”

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Stafi i infermierëve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ka ndërruar uniformat. Ky fakt bëhet i ditur nga vetë mjekët në rrjetet sociale, të cilët thonë se kjo ngjyrë nuk ka asnjë simbolikë për stafin mjekësor.

Bluzat e mjalta“Shumë zhurmë po bëhet këto ditë në Urgjencë për uniformat e personelit të ulët dhe të mesëm të repartit ku unë punoj. Dikush thotë që ngjan me veshjen me të cilën ISIS vesh të dënuarit përpara ekzekutimit. Dikush tjetër thotë që është ngjyrë diarreje, kur ke ngrënë shumë mjaltë (natyrisht bleta tashmë është një insekt në modë). Dikush tjetër thotë që janë uniformat që nuk i pranoi brigada e gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës… Por një gjë është e qartë, ato janë pa lidhje me punën e pastër që bëjmë ne dhe me zemrën e bardhë që kanë punonjësit e repartit ku unë punoj. Le të qeshim me gafën e radhës së drejtuesve tanë që as simbolikën e ngjyrave në mjekësi nuk njohin”, shprehet një mjek kardiolog i urgjencës së QSUT-së.

Megjithatë, ka mjekë të tjerë që nuk i shqetëson aq ngjyra. “Më problem se ngjyra, është fakti se materiali i bluzave nuk është 100% pambuk (siç duhej të ishte), por 70% pambuk e 30% poliestër. Kjo përbërje bën që personeli mjekësor të mbajë erë djersë. Ky është problem, dhe jo ngjyra”, shprehet një nga mjekët psikiatër.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim