Sipas Organizatës Botërore Dentare, 80% e adoleshentëve dhe gati 95% e të rriturve kanë të paktën një karies për shkak të larjes së parregullt të dhëmbëve. Këshillat e dentistëve për të larë dhëmbët çdo ditë, nuk merren seriozisht dhe rezultati është dhëmbë të dëmtuar. Nëse ju jeni tepër dembel për të larë dhëmbët para gjumit, atëherë këto të dhëna mund të ndryshojnë mendjen tuaj.
Sëmundjet e zemrës: Një hulumtim britanik i kryer me mbi 12 000 të anketuar konfirmoi se ata që nuk lajnë dhëmbët dy herë në ditë, kanë 70% rrezik më të lartë të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.
Infeksionet: Bakteret nga goja pas hyrjes në gjak mund të provokojnë infeksionet në trup.
Kancer: Nëse nuk i lani dhëmbët rregullisht, midis shtresës pllakatë dhe dhëmbëve do t’ju shfaqet një shtresë bakteriale. Pasoja mund të jetë inflamacion i mishrave të dhëmbëve. Nëse ajo nuk është shëruar, kjo mund të shkaktojë paradontisi, një infeksion serioz i mishrave.
Goditje: Bakteret nga goja mund të shkaktojnë inflamacion të arterieve. Kjo mund të vijë nga paraqitja e arteriosklerozës dhe për shkak të saj, rreziku i goditjeve dhe sulmit në zemër është më i lartë.
Degjenerimi i trurit: Një hulumtim amerikan i kryer me mbi 5 000 të anketuar doli në përfundimin se larja e rregullt e dhëmbëve dhe mishrave mund të ulë rrezikun e degjenerimit të trurit në pleqëri. Nëse nuk i lani dhëmbët të paktën një herë në ditë, rreziku për t’u prekur nga dementia është 65% më i lartë.
Sëmundja e alcajmerit: Në trurin e sëmurë me alcajmer ka më shumë baktere që shkaktojnë sëmundjet e mishit të dhëmbëve se në trurin e njerëzve të shëndoshë. Është supozuar se këto baktere mund të shkaktojnë dëme në tru.
Pneumoni: Pneumonia është një nga shkaqet më të mëdha të vdekjes së njerëzve të moshuar. Ajo shpesh shfaqet për shkak mbeturinave që thithen nga dhëmbët. Kur këto grimca arrijnë në mushkëri, ata mund të shkaktojë një inflamacion të rrezikshme. Kjo është arsyeja pse pastrimi i përditshem është rekomanduar në mënyrë rigoroze.
Shqipëroi për gazetën “Shëndet+”: Donjeta Zeqa


