Disa nga lëngjet që tresin gurët në veshka

Pirja e lëngjeve të perimeve dhe frutave ndihmon në tretjen e gurëve në veshka. Por, cilat janë lëngjet e të dobishme për këtë proces? Më poshtë keni disa nga lëngjet që mund t’i provoni për tretjen e gurëve në veshka.

gure ne veshkaLëngjet për gurët në veshka:

  1. Lëngu i shalqirit

Shalqiri konsiderohet si diuretik (nxit urinimin) dhe mund të përdoret si një ilaç natyral për gurët në veshka. Kaliumi dhe uji në shalqi janë përbërës kyç për një veshkë të shëndetshme. Ai ndihmon në ruajtjen dhe rregullimin e nivelit të acidit në urinë. Konsumimi i shalqirit ose pirja e lëngut të tij çdo ditë ndihmon në heqjen e gurëve të veshkave.

  1. Lëngu i shegës

Lëngu dhe farat e shegës mund të përdoren si një ilaç natyral për gurët në veshka. Për rezultate pozitive rekomandohet që të hani shegë organike ose të pini lëng të freskët shege.

  1. Lëngu i limonit

Lëngu i limonit është provuar të jetë një ilaç natyral shtëpiak për trajtimin e gurëve në veshka.

Përbërësit

  • 112 gramë lëng limoni
  • 2 litra ujë
  • Sheqer

Udhëzimet

  1. Kombinoni lëngun e limonit të freskët me 2 litra ujë.
  2. Përziejeni mirë dhe hidhini një sasi të vogël sheqeri.
  3. Pijeni dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje për të tretur gurët në veshka.

Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe