Mësoni cilat janë benefitet e mrekullueshme të ecjes!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

benefitet e ecjesKy aktivitet i thjeshtë është nga më frytdhënësit kur është fjala për t’u kujdesur për shëndetin e përgjithshëm, thotë Dr. Thomas Frieden, Drejtor i Qendrave për Kontroll dhe parandalim të sëmundjeve.

Sigurisht, ju ndoshta e dini se çdo aktivitet fizik, duke përfshirë edhe ecjen, është ndihmë për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Ja cilat janë përfitimet:

Neutralizon peshën-  Studiuesit e Harvardit morën në studim më shumë se 12.000 njerëzve për të përcaktuar se sa ecja kontribuon në peshën trupore. Ata zbuluan se, në mesin e pjesëmarrësve në studim, ata që ecën me gjallëri për rreth një orë në ditë, kishin më pak mundësi për të shtuar peshë.

Zvogëlon rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit- Hulumtuesit tashmë e dinë se çdo lloj aktiviteti fizik redukton rrezikun e kancerit të gjirit. Një studim i “American Cancer Society” doli në përfundimet se gratë që ecnin shtatë ose më shumë orë në javë kishin rrezik 14% më të ulët të zhvillimit të kancerit të gjirit në krahasim me ato që ecnin tri orë ose më pak në javë.

Rrit imunitetin- ecja në këmbë ju mbron nga i ftohti dhe gripi gjatë sezonit të dimrit. Një studim i mbi 1,000 burrave dhe grave gjeti se ata që ecnin të paktën 20 minuta në ditë, të paktën 5 ditë në javë, kishin 43% më pak mundësi për t’u sëmurur se sa ata që ushtroheshin një herë në javë ose më pak.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj