Disa ide si të vendosni fruta dhe zarzavate në menunë e darkës!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

fruta dhe perimeFrutat dhe perimet përmbajnë vitamina, minerale dhe ushqyes  që janë të domosdoshëm për shëndetin e mirë. Kjo është një arsye e fortë pse një dietë me bazë bimore që përfshin shumë fruta dhe perime, mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të rrezikshme për jetën, si sëmundjet e zemrës, diabetin dhe disa lloje kanceresh.

Darka është zakonisht vakti i fundit i ditës dhe kjo është një mundësi e mirë për t’u siguruar që të përmbushni kuotën tuaj të përditshme për konsumimin e frutave dhe perimeve. Ja disa mënyra të lehta për të konsumuar fruta dhe perime në darkë:

Perime të pjekura: Pjekja është një mënyrë e mirë për t’ju shtuar shije të pasur perimeve. Piqini ato deri në 25 minuta ose derisa të kenë marrë ngjyrë.  Mund të piqni çdo perim nga kërpudhat, qepët, patëllxhani,  kungull i njomë, domate, brokoli dhe karrota.  Mund t’i konsumoni edhe të përziera me makarona apo ushqime të tjera.

Perime të ziera: Zieni perimet në lëng pule dhe pak verë të bardhë. Vendosni si fillim lëngun e pulës dhe kur ai të vlojë, shtoni perimet. Zjejini pesë deri në shtatë minuta, derisa perimet të marin ngjyra të ndezura. Shtoni hudhër, borzilok për më shumë shije. Për të ruajtur vlerat ushqyese, mbani një sy vigjilent në tenxhere.

Një sallatë mund t’ju ndihmojë të konsumoni më pak kalori në një vakt, për aq kohë sa sallata ka më pak se 100 kalori. Një sallatë të shëndetshme përbëhet nga rreth 3 tufa marule, 1/2 filxhan karrota, një domate, 1/4 kastravec, dhe 1 1/2 lugë salcë të ulët në kalori. Mundohuni  të grini imët  bizele, qepë, selino, ose speca për të nxitur ushqyesit shtesë.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

 

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?