Kërkohet nga Urdhri i Mjekëve verifikimi i zbatimit të Kodit të Etikës

Nga Rita Strakosha

Me një letër të drejtuar tek Këshilli Rajonal i Urdhrit të Mjekut, Tiranë, në dhjetor, Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (QKSHK) ka kërkuar nga Urdhri të verifikojë nëpër qendra shëndetësore dhe spitale zbatimin nga doktorët të “Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore”, neni 61 dhe 60.

mjekja dhe pacientja

Sipas nenit 61, të vetmit tregues që i lejohet mjekut të paraqesë në fletë recetat, dokumentet e ndryshme që publikon janë: emër, mbiemër, adresë, numër telefoni dhe orët e konsultave; titujt. Sipas nenit 60 “është e ndaluar për mjekun të merret me reklamë a publicitet të çfarëdo lloji me përjashtim të rasteve kur këto kanë qëllim shkencor apo edukativ.”

Por QKSHK ka vënë re gjatë zbatimit të një projekti të saj “Mbrojtja e të drejtave të pacientëve duke inkurajuar kulturën anti-korrupsion”, të financuar nga Ambasada Amerikane, shkelje të këtyre 2 neneve. Psh. mjekja N.B., okuliste, lëshon rekomandime me reklamën “Alcon, Lider në Oftamologjinë Botërore”, kurse mjekja M.H. (pneumologe), lëshon rekomandime  me reklamën “Pliva”, “Megapharm”, si dhe me ilacet tregtare Rinoco, Sumamed dhe Rinolan.

Kjo praktikë pengon punën objektive të mjekut për t’i shërbyer pacientit me mjekimin më të përshtatshëm dhe me kosto më të ulët për të, dhe mund të inkurajojë korrupsionin e mjekëve ku këta pranojnë pagesa nga firmat farmaceutike për të nxjerrë publicitetin e tyre në receta.

Praktika duhet dekurajuar nga Urdhri i Mjekut, prandaj QKSHK kërkoi në një letër të nisur në dhjetor, që Urdhri i Mjekut të kryejë një kontroll të përgjithshëm nëpër qendrat shëndetësore dhe spitalet për të verifikuar zbatimin e nenit 60 dhe 61 të Kodit të Etikës

Postime të ngjashme

E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik