Vëzhgimi: Spitali i Delvinës, 30 vjet pa asnjë investim, pa xhama dhe me lagështirë

Në Spitalin “Ismet Shushi” në Delvinë nuk ka kushte dhe mungon ngrohja.  E megjithatë, mes lagështirës, dritareve pa xhama, pacientët përpiqen të marrin mjekimin për tu shëruar nga simptomat që kanë

spitali delvineDrejtori i Spitalit Llambi Jeni thotë për “Ora News” se prej prej hapjes së tij nuk është bërë asnjë investim, ndërkohë që janë në pritje të një fondi nga ministria e Shëndetësisë për rikonstruksionin e godinës. Por dhe shpresa për këtë vit është shuar pasi projekti është pezulluar

Llambi Jeni, drejtor i Spitalit të Delvinës: “Kemi kërkuar fonde. Kemi bërë një projekt prevendiv dhe ia kemi dërguar para disa vitesh ministrisë së Shëndetësisë. Në këtë vit na kanë thënë se do bëhet rikonstruksioni i spitalit të Delvinës dhe maternitetit të Sarandës por për një arsye që nuk e di është pezulluar”

Në spitalin e Delvinës, ku marrin shërbim të paktën 10 mijë banorë, ka vetëm dy mjekë specialistë, dhe funksionojnë repartet e Patologjisë, Pediatrisë dhe urgjencës./ Ora News

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim