Nis kontrolli për mbetjet spitalore në 52 spitalet e vendit

Ergys AgasiPas situatës problematike të krijuar nga mbetjet spitalore, Inspektoriati i Mjedisit, i shoqëruar nga Inspektoriati i Shëndetit Publik nisën sot inspektimin në të gjitha spitalet publike. Inspektimi që  ka në qendër të vëmendjes verifikimin e mënyrës së trajtimit të mbetjeve spitalore, u shtri në të gjithë Shqipërinë duke filluar nga spitalet publike, për t’u shtrirë në ditët në vijim edhe në spitalet private.

I pranishëm në inspektimin që u bë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza,” Tiranë, ishte edhe  Kryeinspektori i Mjedisit, Ergys Agasi, i cili deklaroi se mbetjet spitalore janë një ndër objektivat e ministrit të Mjedisit për 200-ditëshin e qeverisjes: “Aksioni vjen si pasojë e një situate të rënduar përsa i përket mbetjeve spitalore në vend. Inspektorët janë shpërndarë në të gjithë vendin. Ka shumë subjekte që shkelin rregullat. Aksioni ynë është në fazën fillestare dhe në përfundim të tij, nëse nuk plotësohen kriteret për mbetjet, do të merren masa drastike. Do t’i shkojmë deri në fund për t’i dhënë njëherë e mirë fund kësaj situate”.

Në 52 spitale publike në 12 qarqe filloi inspektimi nga koordinatorët e kontrollit pranë Inspektoriatit të Mjedisit dhe Drejtorët e Agjencive Rajonale Mjedisore, për të parë nga afër menaxhimin e mbetjeve spitalore.

Gjatë inspektimit janë bërë konstatime sesa është sasia e mbetjeve që gjenerohen, sa mbetje prodhon një spital dhe sa nga këto mbetje trajtohen. Inspektimi bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 798 datë 29.09.2010, sipas të cilit të gjitha subjektet që gjenerojnë mbetjet janë të detyruar të hartojnë planin e menaxhimit dhe mënyrën e trajtimit të tyre.

 

Postime të ngjashme

Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh