Deda akuza ministrit Beqaj: Punësim militantësh në spitale

Blertina Koka, Shëndet+

Deputetja e PD-së, Albina Deda, ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, se shkurtimet që po kryhen në stafin mjekësor janë me qëllim zëvendësimin e tyre me militantë politikë. Për mediat ajo deklaroi se e ashtuquajtura “reformë” është thjesht për të larguar profesionistët nga sistemi i shëndetësisë për interesa partiake.

Albina Deda“Vendimi i fundit është një vendim që hap plagë sociale në zonë. Unë i bëj apel Ministrit Beqaj, është në kohë që ta kthejë vendimin. Unë do ta kontestoj edhe në seancën e parë parlamentare ditën e enjte. Ka persona të cilët kanë mbushur moshën e pensionit dhe sot paguhen nga Drejtoria e Spitalit. Ka edhe persona që sot nuk janë në Shqipëri dhe paguhen nga Drejtoria e Spitalit.”

Sipas Dedes, bëhet fjalë për 29 bluza të bardha që janë urdhëruar të lënë punën në spitalin e Mirditës.

Ndërkohë, vetë drejtori i spitalit në Mirditë, Lekë Reci, i ka hedhur poshtë akuzat duke u shprehur se largimet nga puna po bazohen në mungesën e profesionalizmit dhe fryrjen e strukturës së institucionit që ai drejton.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim