Disa të dhëna për kolesterolin (të cilat me siguri nuk i dini)!

kolesterol 91.Kolesteroli kategorizohet si yndyrë por, në fakt është alkool dhe nuk ka kalori.

2. Edhe pse ushqeheni shëndetshëm dhe keni një peshë trupore optimale, mund të konstatoni kolesterol të lartë në gjakun tuaj. Kjo ndodh kur të paktën njëri nga prindrit tuaj ka kolesterol të lartë.

3. Nivelet më të ulta se norma, që korrespondojnë me shifra totale më pak se 160mg/dl ose LDL më pak se 40mg/dl, janë gjithashtu të padëshirueshme. Ato mund të lidhen me sëmundje si kanceri dhe depresioni.

4. Kolesteroli i lartë në gjak nuk jep shenja perveç se, në rastet kur depozitohet në kokrriza të vogla të bardha që shfaqen kryesisht në kapakët e syrit.

5. 1 kokërr vezë përmban rreth 200mg kolesterol, të gjithë sasinë e përmban vetëm te e verdha. Një njeri prodhon çdo ditë mesatarisht 1000mg kolesterol dhe përmban rreth 35gr të depozituar në qelizat e trupit të tij, kryesisht në membrana.

6. Nga kolesteroli prodhohet vitamina D, (pas aktivizimit nga rrezet e diellit), dhe hormone si testosteroni.

7. Kolesteroli i lartë mund të shkaktojë gjithashtu impotencë te meshkujt.

8. Fëmijët mund të kenë gjithashtu kolesterol të lartë.

9. Kolesteroli rritet në shtatzëni dhe pas menopauzës.

10. Nuk mjafton një dietë e varfër në kolesterol për të ulur nivelet e tij në gjak. Është e nevojshme që dieta të pasurohet me yndyrna të llojit omega 3, me fibra bimore dhe antioksidante./Blerina Bombaj, dietologe

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit