Nuk ka rëndësi në jeni i uritur apo i ngopur, uji në stomakun bosh sjell gjithmonë përfitime. Më poshtë do të lexoni disa të tilla.
Pastron zorrët – Uji në stomakun bosh ju ndihmon të rregulloni aparatin e tretjes. Nëse keni probleme me jashtëqitjen, atëherë kjo është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemin. Uji gjithashtu pastron trupin nga mbeturinat.
Largon toksinën nga trupi – Kur dilni jashtë, ju nxirrni toksinë nga trupi. Uji ju ndihmon të dilni jashtë dhe të detoksifikoheni. Sa më shumë ujë të pini, aq më të pastër do ta keni trupin.
Shton oreksin – Të gjithë e dinë se është e rëndësishme të hani rregullisht. Çfarë do të bëni nëse nuk jeni i uritur? Pini ujë me stomakun bosh që t’ju shtohet oreksi.
Parandalon dhimbjen e kokës – Një ndër arsyet pse njerëzit kanë dhimbje koke është sepse nuk pinë mjaftueshëm ujë. Dehidratimi është një ndër shkaqet kryesore të dhimbjeve të kokës. Uji ndihmon në parandalimin e dehidratimit.
Shpejton metabolizmin – Nëse mbani dietë dhe doni ta bëni më të fortë, atëherë pini ujë me stomakun bosh. Uji rrit shpejtësinë e metabolizmit rreth 24 për qind. Kjo do të thotë se ushqimi do të tretet më shpejt dhe ju bën të humbisni disa kilogramë.
Rrit energjinë – Nëse ndiheni të plogësht, pini një gotë të madhe me ujë. Uji në stomakun bosh stimulon rritje më të shpejtë të qelizave të kuqe të gjakut. Sa më shumë qeliza të kuqe gjaku, aq më shumë oksigjen do të keni në gjak.
Nxit rënien në peshë – Nëse jeni në dietë, pini sa më shumë ujë që të bini në peshë. Uji nuk ka kalori, kështu që mund të pini ujë sa të doni pa u shqetësuar.
Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: CureJoy


