E dini çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni shumë arra

Nëse konsumohen në sasi normale, arrat, lajthitë dhe bajamet janë shumë të shëndetshme. Por nëse e teproni me to, mund të dëmtojnë shëndetin dhe të kenë efekte negative. Rekomandohet që çdo ditë të hani një dorë nga këto fruta, përndryshe do të shfaqen këto probleme:arra

Do të shtoni në peshë – Shumë studime shkencore kanë treguar se arrat ndihmojnë për rënien në peshë. Kjo vlen vetëm nëse ata konsumohen në sasi të duhur. Nëse hani më shumë se sa rekomandohet, ju mund të shtoni në peshë. Ato janë të shëndetshme, por duhet të keni kujdes pasi janë shumë të pasura me yndyrë.

Flokët dhe thonjtë bëhen më të brishtë, dhe mund të shkaktojnë inflamacion ose dhimbje të muskujve. Këto simptoma shfaqen nëse i konsumoni arrat apo lajthitë në sasi të tepruar.

Mund të shkaktojnë probleme me tretjen – Këto lloj frutash shkaktojnë probleme me tretjen, pasi përmbajnë përbërës që pengojnë tretjen.

Burimi: Healthy Food Star/ Përshtati: Blertina Koka

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit