A ju shëndosh gjumi?

Shumë studime kanë treguar se vetë gjumi nuk ju shëndosh. Trupi harxhon energji edhe gjatë gjumit, për të nxitur proceset komplekse që kërkohen për rritjen dhe zhvillimin e trupit. gjumiNë fakt, mos fjetja ose puna në orë të vona të natës janë arsyet kryesore që ju bëjnë të shtoni në peshë. Mungesa e gjumit bën që trupi të ngadalësojë prodhimin e hormoneve leptinë dhe grelinë, duke ju bërë të ndiheni të uritur edhe pasi të keni ngrënë një vakt të bollshëm.

Shumë ekspertë sugjerojnë që të merrni një sy gjumë jo më shumë se 30-40 minuta në mesditë, sepse nuk lejon prodhimin e kortisolit (hormoni i stresit) dhe gjithashtu rrit produktivitetin e punës në pjesën tjetër të ditës.

Rekomandohet gjithashtu që mos të flini 1 ose 2 orë pasi keni ngrënë, që të parandaloni ngadalësimin e procesit të tretjes.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Cure Joy

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj