Të gjithë e hedhim lëvozhgën e qepës, pasi na duket e padobishme. Por nuk duhet ta hedhim më, sepse ajo i sjell përfitime shëndetit. Sipas një studimi të fundit, lëvozhga e qepës është e pasur me flavonoide, veçanërisht kuercetin, i cili është një përbërës i fuqishëm antioksidues dhe anti-inflamator.
Përfitimet që sjell lëvozhga e qepës:
- Ul kolesterolin LDL dhe tensionin e gjakut
- Lufton alergjitë
- Zvogëlon inflamacionin
- Nxit rritjen dhe funksionimin e muskujve
- Trajton depresionin
- Trajton disa forma të kancerit
Lëvozhga nuk është e ngrënshme, por përfitmiet e saj mund të merren nëse e zieni në ujë dhe më pas e shtoni në gjellë.
Përdorime të tjera të lëvozhgës së qepës
Disa njerëz e rekomandojnë lëvozhgën e qepës për të shëruar kruarjet dhe probleme të tjera të lëkurës. Ekstrakti i qepës gjithashtu përdoret si produkt bukurie. Lëngu i qepës përdoret për t’i bërë flokët më të butë dhe të lëmuar.
Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: My iLifeStyle


