Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Gjumi i mirë dhe i rehatshëm luan një rol thelbësor në funksionimin e të gjithë trupit dhe ndikon në mirëqënien e përgjithshme.
Është thënë disa herë që duhet të flini 7-8 orë në ditë, por shumë njerëz kanë probleme me pagjumësinë. Një ilaç i mirë natyral që ju vjen në ndihmë, është qumështi me mjaltë. Mjalti stimulon lirimin e tiprofanit në tru dhe për pasojë do t’ju ndihmojë të flini gjumë më shpejt e pa mundime.
Gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur, pini një gotë qumësht të vakët me një lugë mjaltë. Nëse jeni intolerant ndaj qumështit apo laktozës, përdorni qumësht bajamesh apo soje. Qumështi me mjaltë është një “ilaç shekullor” që është përdorur për qetësim dhe luftim të pagjumësisë.
Kujdes! Nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, këshillohuni me mjekun para se të përdorni këtë kurë/Burimi: steptohelath


