Çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni kur keni infeksion të traktit urinar. Ja si ta trajtoni pa medikamente

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Infeksionet e traktit urinar janë një problem që mund të ndodhi si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Shkaqet e këtyre infeksioneve janë të shumta, por shkaku më i zakonshëm është mënyra e papërshtatshme e jetesës dhe higjenës. Ja disa mënyra si t’i trajtoni infeksionet urinare:

urinaVitaminë C: konsumoni sasi të konsiderueshme të vitaminës C në baza ditore nëse vuani nga infeksionet e traktit urinar. Kjo vitaminë ju rrit sistemin imunitar dhe pengon ndërhyrjen e baktereve në fshikëz.

Ujë: pini sa më shumë ujë, pasi ai nxit urinimin e shpeshtë. Nëse nuk pini ujë në sasi të mjaftueshme, bakterret do të tkurren dhe do të ngjiten rreth fshikëzës. Nëse keni dhimbje bëni kompresa me ujë të ngrohtë në pjesën e fundme të barkut.

Ananasi: bromelaina e gjendur në ananas shërben për të luftuar infeksionet. Lëngu i ananasit do të ishte një zgjidhje ideale nëse vuani nga ky problem.

Lëng boronice: boronica ka cilësi shumë të mira antibiotike. Një kupë e vogël me boronica ose një gotë lëng boronice e mban fshikëzën e pastër dhe lufton infeksionin. Në këtë kohë, boronicat gjenden rrallë dhe kushtojnë shumë, në mungesë të tyre përdorni çaj boronice.

Sodë buke: në një gotë ujë shtoni një majë luge sodë buke. Uji me sodë neutralizon urinën dhe lufton infeksionin.

  • Nëse ju vjen për të urinuar duhet ta bëni menjëherë, mbajtja e urinës shkakton grumbullimin e baktereve e viruseve.
  • Femrat dhe meshkujt duhet të përdorin gjithmonë të brendshme pambuku.
  • Kini kujdes me alkoolin, ai e irriton fshikëzën.
  • Pastrohuni para se të kryeni marrëdhënie seksuale dhe urinoni pas saj.
  • Shpangni konsumimin e tepërt të kafeinës sepse irriton fshikëzën. / Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit