Njihuni me Dr. Miami, kirurgu plastik që poston live operacionet në internet

Blertina Koka / Shëndet+

Një doktor i kirurgjisë plastike në Florida është bërë sensacion në internet, pasi poston në Snapchat video grafike të operacioneve të tij. doktorMichael Salzhauer, 43 vjeç, i cili njihet dhe si “Dr. Miami”, transmeton në kohë reale operacionet plastike të gjoksit, hundës, buzëve dhe të pasmeve, për rreth 500 mijë ndjekësit e tij në ditë.

Që herët në mëngjes, në orën 07.30, ai përshëndet ndjekësit e tij në Snapchat, me të njëjtin monolog: “Mirëmëngjesi të gjithëve. Unë jam një kirurg plastik dhe i bëj njerëzit të ndihen më mirë me trupat e tyre”. Ai punon pastaj deri në mesnatë duke kryer operacione dhe i informon ndjekësit e tij në rrjetet sociale herë pas here. Michael shpërndan gjithashtu foto para dhe pas operacionit për 277 mijë ndjekësit e tij në Instagram.

Kirurgu plastik bën 20 operacione në javë, apo afërsisht 1 mijë në vit, dhe mendohet se në gjithë karrierën e tij ka trajtuar plot 10 mijë pacientë. Për të lënë një takim me doktorin klientët duhet të presin muaj me radhë.

Burimi: The Sun

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet