Gjërat që duhet t’i ndaloni menjëherë nëse vuani nga dhimbjet e kurrizit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Shumë njerëz vuajnë nga dhimbjet e kurrizit, ndoshta për shkak të jetesës ose aktiviteteve të tjera që bëjnë. Dhimbja e shtyllës kurrizore përveç se është dhimbje e fortë, mund të ndikojë edhe në gjithë jetën tuaj, pasi kufizon aftësitë dhe lëvizshmërinë tuaj.

dhimbje kurriziMos u përqëndroni vetëm tek diagnoza: mbase nuk e dinit, por rreth 85% e rasteve të nervit shiatik apo dhimbjeve të kurrizit mund të klasifikohen si “jo-specifike”. Gjë e cila do të thotë se shkaku apo burimi i dhimbjes nuk mund të specifikohen. Rutina e zakonshme diagnostike për dhimbjet e kurrizit nuk mund t’i gjejë rrënjët e saj në 100%.

Mos ngreni pesha të rnëda: një nga shkaqet e dhimbjes së kurrizit është ngritaj e peshave të rënda. Nëse ngreni pesha të rënda dhimbja do të shtohet dhe gjendja shëndetësore do t’ju përkeqësohet, prandaj është mirë që ta shmangni këtë rutinë.

Mos menjanoni aktivitetin fizik: ushtrimi i rregullt dhe aktiviteti fizik është provuar të jeti i dobishëm për shumicën e dhimbjeve në pjesën e pasme të kurrzit.

Mos  lejoni t’ju shtohen dhimbjet: nëse dhimbjet sa vijnë dhe përkeqësohen atëherë keni nevojë urgjente për një terapist.

Mos bëni ushtrime që ju përkulin shumë para apo pas: ato mund t’ju shtojnë dhimbjet më shumë. Ushtrimet duhet t’i bëni në varësi të dhimbjes që keni. www.shendeti.com.al/ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi