Zbulohet urdhri i ministrit Beqaj për urgjencën e Tiranës: Ja ku do bëhet transferimi i personelit

Personeli i Urgjencës Mjekësore të Tiranës kundërshtoi një ditë më parë ndryshimin e strukturës së këtij institucioni shëndetësor, ndërsa u shpreh i paqartë në lidhje me procedurat dhe funksionimin e saj pas riorganizimit.

UrdhriPërmes një peticioni dërguar kryeministrit Rama, kreut të Parlamentit, Meta dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, personeli i këtij institucioni kërkon sqarimet e nevojshme në lidhje me këtë ndryshim.

“News24” ka siguruar urdhrin e ministrit Ilir Beqaj për transferimin e personelit të Shërbimit të Urgjencës së Tiranës. Konkretisht, mjekët, infermierët dhe shoferët e Urgjencës do të transferohen në spitalin “Nënë Tereza”, spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në spitalin e Traumës.

“Shërbim i Urgjencës Mjekësore për Tiranën as nuk mbyllet dhe as nuk shkrihet. Ky shërbim po riorganizohet për t’u ardhur më mirë në ndihmë nevojave të qytetarëve të Tiranës, për t’iu përgjigjur më shpejt thirrjeve të përditshme dhe për të rritur cilësinë e këtij shërbimi. Çdo pretendim tjetër është i pavërtetë, ndërsa aludimet e çdo lloji janë thjesht e vetëm spekulime.

Personeli mjekësor dhe ndihmës që deri më sot ka punuar pranë Urgjencës së Tiranës do të vijojë të jetë pjesë e institucioneve shëndetësore të Tiranës, madje duke u përfshirë në njësi të urgjencës mjekësore shumë më të kualifikuara se deri më sot. Asnjë individi nuk i cenohet niveli aktual i të ardhurave mujore që buron nga marrëdhëniet e punës”, ­ sqaroi Ministria e Shëndetësisë.

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë