Studim: Mungesa e gjumit ul nivelin e inteligjencës

Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka

Mungesa e gjumit nuk shkakton vetëm lodhje dhe nervozizëm tek fëmijët, por mund të ketë pasoja më të rënda. Sipas ekspertëve të mjekësisë, mungesa e gjumit ul nivelin e inteligjencës dhe rrit nivelin e stresit.studimi

Për të parë se si ndikon gjumi në tru, disa studiues nga Universiteti i Bristolit monitoruan stjuardesat e një linje ajrore. Gjysma e vullnetareve bënin më pak se pesë ditë pushim mes fluturimeve me orë të gjata, ndërsa të tjerat bënin 14 ditë pushim. Studiuesit përdorën skanerin për të matur madhësinë e lobit temporal tek truri i vullnetareve. Ata zbuluan se kjo pjesë e trurit, e cila është shumë e rëndësishme për kujtesën, ishte tkurrur tek stjuardesat që bënin më pak pushim mes fluturimeve, ndërsa tek grupi tjetër jo.

Testimet e mëvonshme treguan se grupi i parë, truri i të cilave ishte tkurrur, kishin probleme me kujtesën dhe niveli i kortisolit (hormoni që shkakton stresin) ishte më i lartë.

Njerëzit flenë mesatarisht 7 orë në natë, krahasuar me 9 orë që flinin para një dekade. Shumë shkencëtarë mendojnë se mungesa e gjumit shkakton sëmundje të ndryshme, duke filluar nga dhimbjet e lehta deri tek probleme me zemrën.

Nëse flini më pak se 8 orë gjumë në natë, niveli juaj i inteligjencës do të jetë më i ulët ditën tjetër. Përveç kësaj, rritet edhe rreziku për t’u prekur nga diabeti, ulçera etj.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?