Mjeku i UT: Ministri Beqaj premtoi Urgjencë Kombëtare, tani po e shkrin

Denisa Canameti, Shëndet+

Mjeku i urgjencës Dritan Koçia deklaroi sot në Komisionin e Shëndetësisë se ministri i Shëndetësisë ka vepruar tërësisht në kundërshtim me çfarë është folur më parë.

Komisioni 03 shkurt 2016“Para viteve ’90 Urgjenca e Tiranës ka funksionuar me 5 automjete. Prej kohësh tashmë, përveç mungesës së logjistikës, në shërbim janë vetëm 3 autoambulanca. Shqetësimi ynë lidhet me vendimin e papritur të Ministrisë së Shëndetësisë për shpërndarjen e UT ose shkrirjen e saj në 3 spitalet përkatësisht QSUT, Senatorium dhe Traumë”, u shpreh Koçia. Ai tha gjithashtu se një vit më parë u ishte bërë me dije se ishte gati projekti për krijimin e Urgjencës Kombëtare, me të cilin kishin dakord. “Sot shikojmë që asgjë nuk është e ngjashme. Në ligjin 147 të vitit 2014 është parashikuar ngritja e shërbimit të Urgjencës Kombëtare. Ajo do të përfshinte shërbimin e urgjencës parësore sipas nenit 12 dhe urgjencës spitalore me nenin 14”.

Pavarësisht pretendimeve të deputetëve të majtë se ministri ka marrë parasysh edhe kërkesat e mjekëve, kundërshtimet e mjekëve flasin qartë për një mendim ndryshe të tyre, të papërfillur nga Ministria.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim