Cilat janë përdorimet e pabesueshme të vezës!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

vezePothuajse të gjithë e konsumojnë vezën si një ushqim cilësor dhe i dobishëm për shëndetin. Por përveç përdorimeve në kuzhinë veza mund të përdoret edhe në fusha të tjera, ja disa ide interesante.

Shampo: masazhoni mirë skalpin e kokës me një vezë të plotë, për disa minuta. Ajo do t’ju ndihmojë nëse keni flokë të dëmtuar dhe të dobët. Pasi të keni realizuar këtë procedurë, lani flokët me shampo dhe ujë të vakët si zakonisht .

Maskë për rrudhat: ndani të bardhën nga e verdha e vezës dhe aplikojeni me ndihmën e gishtave në fytyrë dhe qafë. Mbajeni për disa minuta dhe lani fytyrën si zakonisht. Ky proces do t’ju ndihmojë në minimizimin e rrudhave.

Përdoreni vezën për të bërë art: shponi një vrimë me një gjilpërë në fund të vezës dhe lereni  të rrjedhë jashtë ngadalë. Lëvoren e mbetur bosh dekorojeni dhe përdoreni si një vepër arti.

Bëni bizhuteritë të shkëlqejnë: vezët përmbajnë squfur, i cili ndihmon bizhuteritë të shkëlqejnë. Merrni 1-2 vezë, ndani të verdhën e vezës dhe vendoseni në një enë. Lyeni një letër kuzhine me të verdhën e vezës dhe fërkoni mirë bizhuteritë. Më pas shpëlani mirë bishuteritë për të eliminuar erën e pakëndëshme.

Nxisni rritjen e bimëve: kalciumi i ndodhur në lëvoret e vezëve, nxit rritjen e bimëve. Grimconi vezët dhe vendosini ato në rrënjët e bimëve.

Burimi: http://ecosalon.com/

Postime të ngjashme

Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit