A fshihet kompani private pas vendimit për shkrirjen e urgjencës?

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Ndërsa në Komisionin e Shëndetësisë u diskutua për “shkrirjen” e Urgjencës së Tiranës, deputetja Albina Deda hodhi dyshimin se Urgjenca e Tiranës është degraduar qëllimisht për të favorizuar kompaninë private “ERA” (Emergency Response Albania), e cila sipas saj ofron të njëjtat shërbime paralele.

eraaNë mungesë të Ministrit të Shëndetësisë, Albina Deda u referoi disa pyetje gazetarëve që t’ia përcillnin atij në replikën e mbajtur nga Ministria për çështjen në fjalë.

“ERA ofron shërbime paralele si në urgjencat e mjekësore. Dhe mos më ndërprisni se këtu fillon gjithë meseleja. Mjekët që janë të punësuar në ERA, a janë të licencuar për të ofruar shërbim aty? A është licencuar “ERA” nga Ministria e Shëndetësisë? A është e vërtetë që kjo kompani merr 5 mijë lekë nga buxheti i shtetit për çdo pacient që ndjek në terren? Përcilljani ministrit këtë. A e keni degraduar qëllimisht urgjencën e Tiranës në këtë pikë? A janë bërë audite, kontrolle e verifikime në këtë qendër?”, tha deputetja Deda, duke shtuar disa pyetje për ministrin Beqaj. Të tilla si: “Nëse dështon projekti për urgjencën kombëtare, a do ta jepni edhe atë me koncension?”

Këto pyetje të Dedës u pritën me ovacione nga deputetët e Partisë Socialiste të cilët i konsideruan pretendime pa lidhje me çështjen.

Cili është fondacioni ERA?

Fondacioni Zvicerian për Inovacionin është një organizatë humanitare e cila zhvillon projekte të ndryshme mjekësore, sociale dhe arsimore në Shqipëri që nga viti 1991. Është e fokusuar kryesisht në fushën e mjekësisë për të mbështetur strukturat mjekësore dhe emergjencat civile. Qëllimi është të mbështesë strukturat shtetëore dhe private të urgjencës mjekësore dhe emergjencave civile. Ky fondacion bashkëpunon me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe qeverinë lokale.

Fondacioni EraPor në fakt a ka përfituar kompania ERA nga buxheti i shtetit?

Më datë 26.12.2014 Aparati i ministrisë së shëndetësisë i ka kaluar kësaj kompanie, pra kompanisë ERA, vlerën prej 139.794.00 lekësh, pagesë për transport mjekësor, sipas udhëzimit të ministrit 532 dt. 4.12.2014 shkresë 5851 dt 08.10.2014 fat. 18446254 dt. 05.11.2014.

Në kundërpërgjigjen e tij nga ambientet e Ministrisë, Beqaj nuk e përmendi në asnjë moment këtë kompani edhe pse akuzat u bënë të hapura.

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025