Pse po shtohen njerëzit që kanë varësi ndaj alkoolit?

Alkooli drekePërgjigjja nga mjeku Shpëtim Doksani:

Trendi për fat të keq është gjithnjë e më shumë në rritje. Ndër faktorët që ndikojnë në rritjen e abuzuesve me alkoolin, padyshim janë migrimi brenda vendit nga zonat rurale në zonat urbane dhe emigrimi. Përballja me difiçite kulture, tradite, sjellje të ndryshme, atëherë ruralët bien pre e jetës së zhurmshme urbane. Pra, fillojnë të imitojnë të tjerët pavarësisht kushteve në të cilat ndodhen (fizike, organike, mendore etj). Unë mendoj që kjo është arsyeja madhore që në këto 20 vjet është rritur numri i abuzuesve me alkoolin në Shqipëri.

Një tjetër faktor që ndikon, është edhe kostoja e ulët e alkoolit dhe në njëfarë mënyre të gjithë kanë mundësi që ta prekin apo ta konsumojnë.

Plus në Shqipëri është ambienti i tillë që të shtyn ta përdorësh shumë alkoolin. Si kulturë apo traditë si popull, edhe kur të ftojmë përdorim fjalët: “Eja të pimë një gotë raki e të llafosemi” . Që këtu fillon problemi.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni