Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Panxhari është një nga perimet që sjell më shumë përfitime shëndetësore. Ai përdoret zakonisht në sallatë ose gatuhet me ushqime të tjera, megjithatë, vlerat më të shumta ushqyese të tij mund t’i merrni nëse e konsumoni si lëng.
Në artikullin e sotëm do t’ju tregojmë disa të mira shëndetësore që do të përfitoni nëse konsumoni lëng panxhari.
Çfarë përmban panxhari?
Kur gatuhet, panxhari humbet disa vlera ushqyese shumë të rëndësishme, ndërsa kur e konsumoni si lëng, ju do të merrni:
- Vitaminat A, B dhe C
- Acid folik
- Antioksidues, si flavonoide dhe karotenoide
- Aminoacide
- Minerale, si kalcium, magnez, hekur, kalium dhe sodium
- Fibër
- Ujë
- Karbohidrate
- Sheqer natyral
Përfitimet shëndetësore që sjell lëngu i panxharit:
Redukton problemet me zemrën – Panxhari rekomandohet të përdoret nga njerëzit që kanë probleme me zemrën ose mund të jenë në rrezik, duke qenë se kjo perime është shumë e mirë në uljen e inflamacionit.
Lufton radikalet e lira
Panxhari përmban antioksidues që neutralizojnë efektet e dëmshme të radikaleve të lira, të cilat çojnë në zhvillimin e kancerit.
Lufton kancerin
Lëngu i panxharit ndihmon gjithashtu në luftimin e indeve malinje, që mund të kthehen në kancerogjene, prandaj është mirë që ta shtoni në dietën tuaj ushqimore si masë parandaluese.
Studime të ndryshme kanë treguar se panxhari mund të minimizojë formimin e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos të prostatës, gjirit dhe pankreasit.
Balancon tensionin e gjakut
Njerëzit që kanë tension të lartë të gjakut rekomandohet që të pinë dy gota lëng panxhari në ditë. Kjo mundësohet nga nitratet që përmban kjo perime.
Ndihmon me tretjen
Lëngu i panxharit ju ndihmon të tretni disa ushqime, si dhe stimulon oreksin tek njerëzit e sëmurë.
Ngadalëson procesin e plakjes
Nuk po flasim vetëm për lëkurën, por edhe organet dhe trupin në përgjithësi. Lëngu i panxharit ndihmon në zhvillimin e trurit. Ai shëron gjithashtu plagët më shpejtë dhe ngadalëson formimin e rrudhave të parakohshme.
Trajton aneminë – Kjo mundësohet falë përmbajtjes së acidit folik dhe hekurit
Burimi: Step to Health


