Ja sjellja që shkakton ankth dhe mund të bëhet tepër e rrezikshme për shëndetin!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

lapsAskush nuk është “i përsosur”. Megjithatë, shumë njerëz luftojnë për të qënë, pa e kuptuar se kjo  sjellje mund të shkaktojë një ujëvarë ankthesh.

Perfeksioni, mund të jetë një pikë e fortë ose një pengesë, duke u nisur nga mënyra si është kanalizuar, siç shpjegon psikologu klinik Jeff Szymanski, instruktor i asociuar i psikologjisë në shkollën Mjekësore të Harvardit dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit Ndërkombëtar të OCD.

“Thelbi i gjithë perfeksionit është qëllimi për të bërë diçka të mirë”, thotë Dr. Szymanski. “Nëse mund të mbani sytë  në qëllimin dhe rezultatin e dëshiruar, duke përshtatur strategjinë tuaj kur është e nevojshme, ju do të jeni mirë.  Por, kur nuk toleroni faktin se keni  bërë një gabim, kur strategjia juaj është të mos bëni asnjë gabim, perfeksioni shkon në drejtim të gabuar. “Në formën e saj më të rëndë, përsosmëria mund të largohet nga ju pasi mund të mos jeni në gjendje për të përfunduar detyrat nga frika e të bërit një gabim.

Për t’ju ndihmuar në prioritizimin e projekteve dhe veprimtarive, si dhe në mbajtjen e strategjisë tuaj personale, dr. Szymanski ka rekomanduar ushtrimin e mëposhtëm:

Në qoftë se karriera  është më e vlefshme për ju: qëllimet tuaja mund të jenë t’i  bëni përshtypje shefit, sigurohuni që klientët janë të lumtur dhe do të jepni produkte të mira në punë.

Ndoshta të paturit një shtëpi të pastër është e rëndësishme gjithashtu: Por, sa shpesh duhet të pastrohet ajo? Njerëzit nuk vijnë për t’ju vizituar çdo ditë. Mund ta pastroni tërësisht gjatë fundjavës, ose të pastroni dhomat që përdorni më shumë.

Vendosni fushat prioritare dhe shkëlqeni. Jo gjithë jeta juaj mund të jetë perfeksion!

Burimi: http://www.health.harvard.edu//shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?