Mënyra më e shpejtë për të luftuar obezitetin

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Obeziteti është një problem global që ka prekur njerëz të të gjitha moshave. Përveç anës fizike, obeziteti shkakton edhe probleme shëndetësore për njeriun. Numri i njerëzve obezë që kërkojnë kura për t’u dobësuar po rritet dita ditës.limon_xhenxhefil

Ja një kurë natyrale për t’u dobësuar shpejtë dhe lehtë.

Lëng limoni + mjaltë + ujë

Një përzierje e lëngut të limonit me ujë dhe mjaltë është shumë i mirë për shëndetin dhe ndihmon në rënien në peshë. Kjo përzierje ndihmon në rritjen e metabolizmit dhe me të mund të humbisni rreth 1 kg në javë.

Çfarë ju duhet për ta përgatitur këtë kurë?

  • Dy lugë çaji lëng limoni
  • Një lugë çaji mjaltë
  • Ujë

Hidhni lëngun e limonit dhe mjaltin në një gotë ujë. Përzieni të gjithë ingredientët.

Kur duhet ta pini?

Koha më e mirë për të pirë ujin e përzier me dy lugë lëng limoni dhe një lugë mjaltë është mëngjesi, me stomakun bosh. Gjithashtu, është mirë që ta pini edhe në darkë, para se të flini.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është një tjetër ushqim, përveç limonit, që mund të përmirësojë tretjen dhe ndihmon trupin të përdorë yndyrën e ruajtur. Ai rrit normën e metabolizmit të trupit deri në 20% dhe ndihmon në rënien në peshë. Çaji i xhenxhefilit sidomos është shumë i mirë në këtë rast. Ju duhet të zieni çajin për 5 minuta para se ta konsumoni.

Shënim: njerëzit obezë duhet të kuptojnë se këto kura nuk funksionojnë nëse nuk ushtrohen dhe ushqehen shëndetshëm.

Burimi: My iLifestyle / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?