Urgjenca QSUT, 30 minuta për një qetësues

qsut“Mos të shpjertë halli në spital” është fjala e parë që dëgjon nga çdo pacient apo i afërm i tyre që kurohet në një nga pavionet e QSUT-së e që ti ke mundësi të shkëmbesh dy –tre fjalë. Mund të bëjë një listë të pafundme mungesash që ka shërbimi shëndetësor në Shqipëri po nuk ka vlerë në momentin që zëri ynë bie gjithnjë në vesh të shurdhët. Fatkeqësisht sot u gjenda në Urgjencën e QSUT-së, aty ku nuk di ku të drejtohesh me dhomat e pafundme, e që të duhet të presësh përreth 30 minuta që të paraqitet dikush, gjithsesi nuk qëndron këtu problemi. Pasi më kontrolloi mjeku e bëri pyetjet rutinë që i takojnë, më adresoi në 100 vende të ndryshme për të kryer të tjera analiza dhe sigurisht shoqëruar nga një listë e gjatë ilaçesh. Më pas vjen infermieria me një gjilpërë në dorë gati-gati për të ma ngulur pa parë mirë se ku! Ç’po bën e pyeta? Pa m’i hedhur sytë mbi fytyrë m’u përgjigj ftohtë se po më bënte një qetësues (voltaren). Nuk e kisha parë gjë të “shpaketonte” shiringën dhe as që ta mbushte me ilaçin në fjalë pasi këtë e kishte bërë diku tjetër në një dhomë ngjitur me atë që isha unë. Të paktën kështu më tha. Nuk pranova absolutisht që të më bënte qetësuesin. M’u kthye tërë inat se ku do ta çonte shiringën e hapur së bashku me ilaçin, po nuk do ta kishte të vështirë ta sajonte në ndonjë pacient tjetër, fundja s’do ta merrte vesh nëse s’do të refuzonte të bënte atë që bëra unë. “Mos u merakos, – i thashë, – më thuaj sa kushton ilaçi që shpenzova”. Por ma preu shkurt, “shërbimi është falas”! C’shërbim zeza, mendova me veten. Nejse, pa u tejzgjatur në hollësira, piva diçka vetë dhe arrita të qetësohesha. Është për të ardhur keq që detyrohemi të bëhemi mjek të vetvetes pasi me këtë shërbim shëndetësor që na ofrohet në spitalet tona, të zë paniku nëse sëmuresh.

Krisi

Postime të ngjashme

Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit