Çfarë janë gromësirat dhe çfarë i shkakton ato?

Për gazetën “Shëndet+”, mjekja Edlira Elezi, gastrohepatologe 

Gromësirat janë shenja ose më saktë janë antiperistaltikë që e kanë zanafillën në muskulaturën e ezofagut dhe stomakut. Ato mund të jenë thjesht pa rëndësi nga ana klinike, sepse mund të vijnë si gromesira 2rezultat i gëlltitjes së ajrit ose përdorimit të pijeve të gazuara, por nga ana tjetër, kur janë të bashkëshoqëruara me simptoma të tjera, si: djegia e urthit, dhimbjet epigastrike, ato përfshihen në tërësinë e patologjive të stomakut siç mund të jenë gastritet apo aerofagitet. Në këtë rast bëhet fjalë për një sindromë që quhet sindromi dispeptik.

Ato mund të jenë të veçuara si pasojë e situatave të para që ne përmendëm, aerofagisë, pijeve të gazuara, ngrënies së nxituar, por mund të jenë edhe më komplekse në sëmundjet e ezofagut dhe ato të stomakut. Që në këtë rast po themi kemi të bëjmë me një sindromë dispeptike, pra, kur kemi gromësira të shoqëruara me fryrje barku, dhimbje të stomakut, me urth ose ndjesinë e djegies retrosenale./ www.shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë