Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Në kulturën e lashtë tibetiane është gjetur një recetë e vjetër që daton para 5 mijë vitesh. Receta ka kuruar sëmundje të ndryshme për vite me radhë. Për përgatitjen e kësaj recete duhen vetëm dy përbërës: 350 gramë hudhër të papërpunuar dhe 200 ml alkool.
Përgatitja:
Qëroni hudhrat dhe copëtojini mirë. Hidhini në një kavanoz të sterilizuar dhe mbusheni atë me alkool. Mbylleni kapakun dhe lëreni në frigorifer për 10 ditë. Për të përfituar të mirat shëndetësore që kjo recetë ofron, mjafton vetëm të hidhni dy pika nga kjo përzierje në një gotë ujë dhe mund ta pini para çdo vakti.
Më poshtë do të listojmë disa nga përfitimet shëndetësore që ofron receta antike tibetiane:
- Është provuar se shëron sëmundjen e “atherosclerosis”, që ndodh kur akumulohen kolesteroli dhe pllaka bakteriale tek muret e brendshme të arterieve, duke penguar kështu qarkullimin normal të gjakut.
- Receta është përdorur nga njerëzit që kanë tension të lartë të gjakut, një problem që rrit rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.
- Kuron probleme të ndryshme tek rrugët e frymëmarrjes, si ftohja, kolla, astma, sëmundjet kronike etj.
- Shumë njerëz e kanë përdorur për të lehtësuar sadopak artritin dhe reumatizëm.
- Ky eliksir tibetian njihet gjithashtu për vetitë e tij kundër inflamacionit dhe pezmatimeve të cipës së brendshme të stomakut, që në gjuhën mjekësore njihet si gastriti.
- Shumë meshkuj e kanë përdorur këtë recetë për të luftuar impotencën dhe për të pasur një jetë seksuale më aktive.
- Duke qenë se stimulon metabolizmin, kjo recetë është ideale për njerëzit që ndihen vazhdimisht të dobët dhe të lodhur.
Shikoni dozat që duhet të konsumoni çdo ditë nga ky ilaç magjik, të cilat janë dhënë nga doktori Sami Galanxhi për gazetën “Shëndet+” (lexo këtu).


