Sa gjatë mund të mbijetojë një njeri pa pirë ujë?

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një njeri mund të jetojë më shumë se tre javë pa ushqim, (Mahatma Gandhi ka mbijetuar 21 ditë pa ngrënë), por uji është një çështje tjetër.uje

Të paktën 6% e trupit të një të rrituri përbëhet nga uji, dhe çdo qelizë e gjallë në trup ka nevojë të funksionojë. Uji vepron si një lubrifikant për nyjet tona, rregullon temperaturën e trupit tonë nëpërmjet djersitjes dhe frymëmarrjes, dhe ndihmon për largimin e papastërtive.

Ndryshe nga ushqimi, koha maksimale që një individ mund të kalojë pa ujë është jo më shumë se një javë. Kjo kohë është më e shkurtër në kushte të vështira, si temperaturat e larta.

Për të përcaktuar limitin e qëndrimit pa ujë, shkencëtarët janë bazuar tek vrojtimet e njerëzve që ndodheshin në fundin e jetës, të cilët nuk konsumonin ushqim dhe ujë. Ata dolën në përfundimin se njeriu mund të qëndrojë 3-4 ditë pa pirë ujë, jo më shumë.

“Ju mund të kaloni 100 orë pa pirë ujë në një temperaturë mesatare jashtë. Në qoftë se temperatura  është më e freskët, ju mund të shkoni pak më të gjatë. Nëse jeni të ekspozuar ndaj diellit, ndodh e kundërta,” u shpreh Claude Piantadosi, profesor tek ‘Universiteti Duke’, për të përditshmen Fox.

Trupat tanë humbin vazhdimisht ujë, prandaj nuk është  mjaftueshme të pini një gotë ujë në ditë për të mbajtur trupin në formë. Ne humbasim ujë kur djersitim, kur shkojmë në tualet, madje dhe kur nxjerrim frymëmarrjen.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Lia e majmunëve mund të zgjasë me muaj
Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë
Ujë me fara chia dhe limon esëll në mëngjes: Përveç rënies në peshë, ja përfitimet e pafundme që merrni
Qershitë dhe vetitë e pafundme shëndetësore: Nga vetitë anti-nflamatore deri tek ato anti-plakje