9 ushqimet që duhet të shmangni para se të kryeni marrëdhënie seksuale

Për të pasur një jetë seksuale më aktive dhe më të shëndetshme, nuk duhet t’i konsumoni këto ushqime para se të kryeni marrëdhënie seksuale:ushqime_seks

Fasule – Këto perime janë të pasura me proteina, fibër, vitamina dhe minerale, si dhe përmbajnë një lloj sheqeri që quhet “raffinose”, i cili është i vështirë për t’u tretur. Fasulet bëjnë që të lëshojmë shumë gazra, prandaj sugjerohet shmangia e tyre para se të kryeni marrëdhënie seksuale.

Ushqimet e përpunuara – Niveli i lartë i kripës, sheqerit dhe karbohidrateve tek ushqimet e përpunuara mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme. “Duhet të shmangni çdo lloj ushqimi të papërpunuar, pasi ato pengojnë tretjen, ju bëjnë letargjik dhe ulin rrjedhjen e gjakut,” thotë specialisti i dietave, Brad Davidson.

Ëmbëlsirat – Ato lidhen shpesh me seksin, pasi janë të ëmbla, sensuale, megjithatë Davidson thotë se duhet të mendoni dy herë para të hani ëmbëlsira përpara një takimi romantik. “Do të shmangia çdo lloj ëmbëlsire me nivel të lartë të sheqerit,” thotë Davidson. “Ato mund të shkaktojnë rritje të insulinës, dhe rënie të niveleve të hormoneve”. Një studim i vitit 2013 zbuloi se konsumimi i tepërt i glukozës çon në uljen e niveleve të testosteronit nga 74 në 73 për dy orë.

Hudhra – Ka të bëjë vetëm me erën. Hudhra është e mirë për shëndetin, por ka një erë të tmerrshme. Aroma e hudhrës nuk largohet për disa orës pasi e keni ngrënë, prandaj është mirë që të shmangni përdorimin e saj para një takimi romantik.

Mishi i kuq – Ashtu si ushqimet e përpunuara, edhe ushqimi i kuq mund të shkaktojë probleme me tretjen, dhe të ulë rrjedhjen e gjakut tek personat që kryejnë për herë të parë marrëdhënie seksuale. “Nëse do të keni probleme me tretjen, ai mund t’ju bllokojë dhe t’ju vërë në gjendje gjumi,” thotë Davidson.

Ushqimet djegëse – Duhet të mendoni dy herë para se të konsumoni ushqime djegëse para se të kryeni marrëdhënie seksuale, sidomos nëse bëni seks oral. Ushqimet djegëse shkaktojnë edhe probleme në stomak tek disa njerëz.

Qepa – Ashtu si hudhra, edhe qepa shkakton erë të tmerrshme në gojë.

Kafeina – Kafeina mund të shkaktojë tek disa njerëz rritje të rrahjeve të zemrës dhe acarim të stomakut, sidomos njerëzit që nuk e konsumojnë rregullisht atë.

Alkooli –Pijet alkoolike mund të shkaktojnë impotencë, gjendje kur një mashkull nuk mund të ketë ereksion (ngritje të organit mashkullor) në atë nivel dhe me atë fortësi sa për të kryer marrëdhënie seksuale.

Përshtati për gazetën “Shëndet+“: Blertina Koka / Burimi: Yahoo Health

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm