Receta natyrale që i thotë lamtumirë dhimbjeve të shpinës dhe këmbëve

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Thuhet se me kalimin e moshës fillojnë edhe dhimbjet në shpinë apo këmbë.dhimbje shpine_leng Megjithatë, edhe të rinjtë kanë probleme të tilla, sidomos ato që nuk bëjnë shumë ushtrime fizike. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë shkakton dhimbje në shpinë, kyçe dhe këmbë.

Përveç jetës joaktive, mungesa e vlerave ushqyese ndikon gjithashtu në dhimbjen e kockave. Marrja e shpeshtë e ilaçeve kundër dhimbjeve nuk është i mirë për shëndetin. Për të trajtuar këto probleme, mund të përdorni edhe mënyra natyrale, të cilat nuk kanë efekte anësore dhe japin rezultate më të mira.

Në artikullin e sotëm do të japim një recetë të një lëngu natyral shumë të mirë për dhimbjen e kockave.

Për përgatitjen e këtij lëngu nevojiten këta përbërës:

  • 1 portokall i qëruar
  • 2 filxhanë ananas
  • 2 gjethe selino
  • 2 dardha
  • 1 limon i qëruar
  • Rrënjë xhenxhefili
  • Shafran organik të Indisë
  • 1 lugë çaji ujë

Përgatitja:

  • Lani xhenxhefilin dhe shafranin e Indisë dhe copëtojini mirë
  • Prisni dardhat, limonin dhe portokallin në copa të vogla
  • Hidhni të gjithë përbërësit në një shtrydhëse dhe shtoni një lugë çaji uji
  • Shtrydhini mirë përbërësit derisa të formohet lëngu
  • Konsumojeni pijen çdo mëngjes

Të gjithë përbërësit me të cilët është përgatitur lëngu përmbajnë vlera ushqyese shumë të rëndësishme për shëndetin. Ky lëng frutash ndihmon në uljen e inflamacionit, rritjen e nivelit të antioksiduesve në gjak dhe lehtësimin e dhimbjeve të kockave.

Burimi: Lets Go Healthy / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit