Si mund ta reduktojmë tharjen e duarve?

duart dhe fytyraPërgjigjja nga dermatologia Violeta Dajçi:

Tharja e duarve është një tjetër problematikë e dimrit. Ky fenomen prek shumicën e njerëzve. Ajo çka ne si mjekë dermatologë rekomandojmë, është hidratimi i duarve disa herë në ditë. Ky hidratim mund të bëhet edhe me vazelinë të thjeshtë ose me kremra që përmbajnë glicerinë, oksid e zinku, ure etj. Këto produkte qetësojnë skuqjen, tharjen, djegien, dhimbjen dhe pruritin.

Lëkura në vetvete përmban mikrobe që quhen saprofite dhe në momentin që ajo acarohet, kruhet, mund të gjakoset ose të krijojë ragade dhe për pasojë ndodh që të marrë edhe infeksione të cilat mund të jenë bakteriale ose mikrobike.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë